Lajme

Eurodeputeti publikon videon: Ja çka nodh për 5 minuta nëse Vuçiqi vendos ta pushtojë Kosovën

Angel Dzhambazki, politikani bullgar që është deputet në Parlamentin Europian, tha se Serbia po luan me zjarrin, ndërsa shprehu mbështetjen për Kosovën në një reagim në Twitter.

Dzhambazki publikoi një video për të treguar se çfarë do të ndodhte për 5 minuta nëse Vuçiqi do të vendoste për ta pushtuar Kosovën, raporton Express.

“Serbia po luan me zjarrin. Nëse Vuçiq nuk e kontrollon veten, do të digjen. Ne qëndrojmë me Kosovën!”, shkroi Dzhambazki.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kërcënoi para se situata të tensionohej të dielën në veri të Kosovës. Një atmosferë lufte u krijua pak para se të hynin në fuqi dy vendime që Qeveria e Kosovës i mori në fund të qershorit për reciprocitet me Serbinë.