Lajme

Eskalon Valon Syla i quan “llaskuca” Kurtin e Osmanin

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka alarmuar se Vetëvendosje (VV), po e mbush Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me militantë për balotazh, shkruan Gazeta Metro.

Syla me anë të një shkrimi në Facebook, ka reaguar për konkursin e Ministrisë së Mbrojtjes, për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK’së.

Ai ka thënë se Kurti nëpërmes një ushtari norvegjez, duke iu referuar këtu ministrit Mehaj, se i hapi mbi 800 vende të reja në FSK bash për balotazh.
“Albin Kurti nëpërmes një ushtari Norvegjez, tash Ministër i Mbrojtjes nga Diaspora, i hapi 800 vende ‘të reja’ në FSK bash për balotazh. Ku jeni nisë.

Me mush ushtrinë Vetëvendosje a? Edhe qaty keni met pa e flliç, e pasket mësy këtë here bashkë me Prindonin e Vjosën, me mush ushtrinë me militanta të Facebookut a. Emore llaskuca. Ky konkurs, duhet me u pezullu deri pas zgjedhjeve. Mos e flliqni FSK’në aty. Boll mo”, ka shkruar Syla.

Ndryshe dje ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?