Eskalon situata në tubimin e LDK’së në Viti, banori shpërthen në sharje e ofendime ndaj kryetarit
Në fshatin Sodovinë e Muhaxherëve në Viti një banor ka sharë kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, shkruan Gazeta Metro.
Aty aktivistët e LDK-së e kanë pamundësuar mbajtjen e tubimit të indinjuar me mosrealizimin e premtimeve nga ana e kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se situata ka qenë mjaft e tensionuar.
“Ku është uji, ku janë dritat, ku janë trotuaret”, me këto fjalë i drejtohet i mbushur mllef një nga banorët e fshatit kryetarit të Vitisë.
Haliti në anën tjetër mundohet ta qetësojë situatën, teksa banori ia kthen: “Pa ardhë ushtria e Jugosllavia, mua nuk ka që më ndalë kush”.
Situata eskalon në momentin kur aktivistët e LDK-së mundohen ta qetësojnë këtë banor, i cili nuk pranon të dalë jashtë. Personi në fjalë në ato momente shpërthen në të shara dhe ofendime duke pamundësuar mbajtjen e tubimit. /Reporteri/
Shikoni VIDEON: