Lajme

Eskalon situata në Beograd, raportohet për të lënduar rëndë

Protestuesit, të cilët u mblodhën sonte para Shtëpisë së Asamblesë Kombëtare, depërtuan nëpër kordonin e policisë dhe hynë në sallën e parlamentit të Serbisë, shkruan Gazeta Metro.

Përleshje e madhe ka ndodhur midis policisë dhe demonstruesve, ku bombola gazi nga policia e nga protuesit po gjuhen gur si kundërpërgjigje.

Protestuesit sulmuan policinë, ndërsa ata që mbetën në rrugë qëlluan në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.

Kjo protestë po mbahet duke kundërshtuar rregullat për kufizimin e lëvizjes, protestuesit e kanë akuzuar qeverinë se ishte përgjegjëse për situatën epidemiologjike në vend dhe se tani vendosjen e masave kufizuese për shkak të përkeqësimit të situatës.

Shumica e protestuesve janë nga partitë opozitare në Serbi.//gazetametro.net


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19