Lajme

‘Eskalon’ Isa Mustafa, e quan Kusari-Lilën xhelate

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të deputetes së VV’së, Mimoza Kusari-Lilës, e cila tha se Kryeministri Hoti duhet të shkarkohet, meqenëse nuk është izoluar pas testimit. Këtë veprim të deputetes, Mustafa e ka quajtur kanibalizëm politik, raporton Express.

Sipas Mustafës, të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin me shkarkim vetëm pse e ka kapur virusi një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore.

Ai e ka quajtur Kusari-Lilën xhelate.

“Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë”, ka shkruar Mustafa.

Miq të nderuarËshtë edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta…

Julkaissut Isa Mustafa Maanantaina 3. elokuuta 2020


SHIKO VIDEON