“Eskalon” coronavirus në Kosovë, 27 persona dalin pozitivë në ditën e parë të hapjes
IKSHPK ka njoftuar se 27 persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus gjatë ditës së sotme, nga 172 mostra të marra nga Klinika Infektive.
Siç njoftojnë ata, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbani mit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).
Nga data 08 shkurt deri më 01 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.140 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.110 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ky numër shënon rritje të coronavirusit në Kosovë, kur dihet se ditët e fundit numri u ul ndjeshëm.