Lajme

“Është më ekstremi”, ja çka raportuan sot mediat serbe për Albin Kurtin

“Shqiptari më ekstrem”, e ka quajtur gazeta serbe Telegraf kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin, në një shkrim të publikuar të hënën.

Ndonëse shkrimi i Telegraf.rs përcillte një deklaratë të Kurtit për fillimin e një dialogu me serbët e Kosovës dhe trajtimin e tyre si të barabartë me shqiptarët, gazeta serbe e quante Kurtin si “shqiptar ekstrem”.

“Shqiptari më ekstrem shpalos planin e tij për t’u bërë kryeministër i Kosovës”, është titulli i mediumit serb.

Në vazhdim të artikullit, Telegraf.rs citon fjalët e Kurtit për dialogun me serbët e Kosovës.

“Në javën time të parë si Kryeministër, unë do të filloj një dialog me serbët e Kosovës. Ky dialog do t’i trajtojë ata si qytetarë me të drejta të barabarta”, citohet të ketë thënë Kurti. /Insajderi.com


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?