Lajme

Escobar i vendosur: Asociacioni do bëhet edhe nëse s’do Kurti

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka dhënë intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, ku ka thënë se Kosova duhet të tregojë se çfarë Asociacioni po kërkon meqë ka treguar atë që nuk e do.

Për Asociacionin, Escobar ka thënë se kjo nuk është një temë ndërmjet Kurtit dhe Serbisë.

“Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky asociacion do të vijë. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, ka deklaruar Escobar.

LEXO EDHE:  Ka filluar rigjykimi ndaj katër të akuzuarve për dhunim të 11 vjeçares nga Prishtina

Escobar ka ritheksuar se Asociacioni nuk do të jetë një Republika Srspka, por që është një obligim ndërkombëtar të cilin Kosova e ka marrë mbi vete.