Lajme

Erërat e forta në Prishtinë, pema zë çiftin, vdes i riu

Prishtina u trondit pasditen e kësaj të hëne, pasi një i 30-vjeçar humbi jetën prej rënies në kokë të një peme në kushtet e një ere të fortë.

Ai ishte i shoqëruar nga një bashkëmoshatare, ende jo e ditur se ç’përfaqësonte në jetën e viktimës, e cila ka mbetur e plagosur.

“Rreth orës 15:15 një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa e lënduar ka mbetur një femër, po ashtu rreth 30 vjeç, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gati në zemër të Prishtinës, pak metra larg Newborn-it.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje