Erëra, shi dhe breshër i madh në këtë komunë të Kosovës
Pas temperaturave të larta që mbretëruan gjatë ditës, në orët e pasditës, në disa komuna të Kosovës ka pasur shtim të vranësirave, të shoqëruara edhe me shi.
Në komunën e Shtërpcës, përpos reshjeve të shiut, ka pasur edhe breshër dhe erëra të fuqishme, shkruan Reporteri.net.
Në disa pamje të dërguara nga lexuesit tanë mund të shihni se stuhia ka përfshirë disa fshatra të Shtërpcës.
Ndryshe temperatura të larta mbi vendin tonë është parashikuar të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. /Reporteri.net