Erdogan shpall shtatë ditë zi kombëtare pas tragjedisë që la mbi 2500 të vdekur
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka vendosur shpalljen e 7 ditëve zi kombëtare për shkak të tragjedisë së ndodhur nga tërmeti që tronditi sot Turqinë dhe Sirinë.
“Për shkak të tërmeteve të ndodhura në vendin tonë, shpallim 7 ditë, ditë zie kombëtare. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, 12 shkurt 2023, në të gjitha përfaqësitë e vendit tonë dhe të huaja”, ka shkruar ai në një postim në Twitter. Kujtojmë se është raportuar se më shumë se 2 500 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili ka goditur të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij.
Njoftimi i plotë nga presidenti turk:
6 Şubat 2023 tarihinde ülkemizde meydana gelen depremler sebebiyle yedi gün süreyle millî yas ilan edilmiştir. Bütün yurtta ve dış temsilciliklerimizde 12 Şubat 2023 Pazar günü güneşin batışına kadar bayrağımız yarıya çekilecektir. pic.twitter.com/WsXvTpyr6y
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 6, 2023