Lajme

Erdogan paralajmëron Suedinë: Përderisa lejoni djegien e Kuranit, nuk do të miratojmë anëtarësimin në NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke komentuar aplikimin e Suedisë në NATO, tha se vendi i tij nuk do t’i japë “dritën jeshile” anëtarësimit të Suedisë në aleancë përderisa ata lejojnë djegien e Kuranit.

“Përderisa t’i lejon djegien, grisjen e librit tim të shenjtë Kuranin, ne nuk do të themi ‘po’ hyrjes tuaj në NATO”, tha Erdogan. Duke vlerësuar Finlandën, presidenti turk tha: “Qëndrimi ynë lidhur me Finlandën është pozitiv ndërsa lidhur me Suedinë nuk është pozitiv”. Të premten, politikani danezo-suedez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit përpara një xhamie në Danimarkë, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

LEXO EDHE:  Gjermania s’heq dorë nga “njohja e ndërsjellë” Kosovë-Serbi: As që mund të mendohet anëtarësimi në BE pa njohje

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO në maj të vitit të kaluar, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt 2022. Por, Turqia, një anëtare e NATO-s prej më shumë se 70 vjet, shprehu kundërshtime, duke akuzuar të dy vendet se tolerojnë dhe madje mbështesin grupet terroriste, përfshirë organizatën që e pretendojnë si terroriste PKK-në dhe organizatën tjetër FETO, grupi që sipas tyre qëndroi pas përpjekjes për grusht shteti të 15 korrikut 2016.

Qershorin e kaluar, Turqia dhe dy vendet nordike nënshkruan një memorandum në një samit të NATO-s për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë, duke hapur rrugën për anëtarësimin e tyre përfundimtar në aleancë.

LEXO EDHE:  Digjet një veturë në Autostradën “Ibrahim Rugova”