Lajme

Enver Hoxhaj uron VV-në, tregon se a do të hyjë në koalicion me ta

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka uruar qytetarët për zgjedhjet e sotme, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në emër të PDK-së falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës, u konfirmuar që Republika e Kosovës është demokraci e re”, tha ai.

“Qytetarët e Kosovës kanë folur dhe vullneti i tyre duhet të respektohen. Rezultati i sotëm e vë Vetëvendosjen në vendin e parë kurse PDK-në në vendin e tyre”.

“Dua që ta uroj VV-në për rezultatin e arritur dhe dua që t’i ftoj që të punojmë që më shumë të forcojmë shtetin e Kosovës. PDK-ja nuk do të jetë pjesë e Qeverisë me LVV-në meqë ne kemi dallim të madh në orientimet tona polike, jemi larg njëra tjetrës në orientimet tona politika”, tha ai.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?