Lajme

Enver Hasani për vendimin e Vjosa Osmanit: Është shkelje kushtetuese, u përdor edhe gjuhë joprofesionale

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Hasani në T7 ka thënë se ky vendim ishte shkelje e Kushtetutës, duke theksuar se gjithashtu është përdorur gjuhë joprofesionale.

“Që ta kemi të qartë, asnjë komeptencë e presidentit të Kosovës dhe presidentëve që kanë sistem të ngjashëm me ne, nuk kanë kompetencë ekzekutive, të gjitha janë zingjirore. Kushtetuta e thotë shumë mirë se presidenti ka të drejtë vetëm për të emëruar kryesuesin e KQZ, që do të thotë për të aminuar zgjedhjen e bërë nga Apeli ose Supremja e Kosovës”, tha Hasani.

Tutje ai tha se presidentja e Kosovës dhe çdo president që i takon një demokracie kushtetuese parlamentare, nuk ka vendimmarrje autonome.

“Vendimi është joprofesional, përdor gjuhë joprofesionale, vendimet e shefit të shtetit nuk arsyetohen nuk mundet me qenë institucion i gjetjes së fakteve. Gjithcka është zingjirore asgjë nuk është autonome”, tha ai.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?