Lajme

Entuziazëm dhe përkrahje e madhe për PDK’në në Tërstenik

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Xhevahire Izmaku, sot ka zhvilluar një takim me simpatizantë të partisë në Tërstenik të Drenasit, raporton Korrespodenti.

Ajo, përmes një statusi në profilin e saj në facebook, ka shkruar se në këtë takim është vërejtur një entuziazëm dhe përkrahje e madhe për PDK’në në Tërstenik.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet unike dhe e pa lëkundur në traditën dhe trashëgiminë politike të lidershipit të hershëm të saj, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, të cilët përkohësisht, e padrejtësisht po mbahen në Hagë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Izmakut në facebook:

Tërstenik, DRENAS!

Entuziazëm, angazhim, organizim dhe përkrahje e vazhdueshme për PDK-në në Tërstenik!

Partia Demokratike e Kosovës mbetet unike dhe e pa lëkundur në traditën dhe trashëgiminë politike të lidershipit të hershëm të saj, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, të cilët përkohësisht, e padrejtësisht po mbahen në Hagë.

Për mua është nder, privilegj e kënaqësi që u prita në këtë vatër të PDK-së. Ju faleminderit nga zemra të gjithë juve që ndatë kohë të më mirëprisni dhe z. Shaip Spahiu dhe z. Lulzim Spahiu për organizimin.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?