Lajme

Emocionuese: Ushtarët e FSK-së në Britani urojnë 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Toga e parë e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që aktualisht gjendet në Britaninë e Madhe, nuk kanë lënë pa e uruar Kosovën në 13-vjetorin e pavarësisë.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga togeri i FSK-së, Bajram Geci, shihen ushtarët e FSK-së të cilët kanë uruar Kosovën për 17 shkurt, shkruan Periskopi.

“Jam toger Bajram Geci prej Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjendem në Brekon në Mbretërinë e Bashkuar dhe së bashku me togën e parë jemi duke festuar ditëlindjen e 13-të të Kosovës”, thotë Geci.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?