Lajme

Emocionuese: U shpëtuan nga kampi në Siri, katër fëmijët dhe gruaja prekin tokën shqiptare

Amar Rasha, Emel Rasha,Hatixhe Rasha nëna e tyre Floresha Rasha dhe Endri Dumani, kanë prekur tokën shqiptare pas shumë vitesh në Siri.

Pamjet e kësaj dite të shënuar për ta, janë transmetuar ku shihen se fëmijët u shoqëruan nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pranë aeroportit të Rinasit kanë qenë të pranishëm edhe dhjetëra familjarë të fëmijëve që po prisnin me padurim kthimin e tyre.

Në këtë pritje nuk kanë munguar edhe lotët. Në një intervistë për gazetarin e TCH, Muhamed Veliu, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nuk i ka përmbajtur dot lotët duke thënë se është shumë e emocionuar.

Gjaçka: Janë fëmijë të vegjël ç’të bëj. Jam shumë e emocionuar.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa mbante një fëmijë në krah ka thënë: Jam e emocionuar që ja mbërritëm kësaj dite të gatshëm për tu kujdesur edhe më tej. Do i kenë të gjithë me të gjithë integrimin dhe socializimin.

Ndërkohë kryeministri Rama me zërin që i dridhej nga emocionet është shprehur: Shumë mirë, duhet të kthen edhe të tjerët. Po punojmë dhe më herët se vonë do vijnë edhe të tjerët./tch