Lajme

Emocionuese: Letra që iu gjet në xhep ushtarit të vrarë të Mujë Krasniqit, Astritit

Ish-ushtarja e UÇK-së, Aida Dërguti, rrëfen një ngjarje rrëqethëse që lidhet me komandantin Mujë Krasniqi. Në ditën kur iu gjet kufoma komandant Kapuçit, siç rrëfen Dërguti, ishte gjetur edhe ajo e ushtarit të UÇK-SË, Astrit Bytyçit.

Në letërnjoftimin e Astritit, ishte një letër me vargje rrëqethëse që sjell Dërguti në shkrimin më poshtë:

Kufomat e ushtarëve të komandant Kapuçit i zbuloi Sadiku. Ishin të dekompozuara. Identifikimi do të ishte i pamundur sikur të mos gjendeshin dokumente identifikimi ne xhepat e uniformës. Astrit (Gafur) Bytyçi kishte kokën e shkëputur nga trupi. Brenda letërnjoftimit ishte një copë letre me ca vargje, e ruajtur mrekullisht:

LEXO EDHE:  “Nga miqësia që kishit s’e kisha besu që iu shoh kështu”, ish-kolegu me postim prekës për personin që u vra dje në Malishevë

Ëndërr e trisht jeta
këtu midis shtëpishē të djegura
tërë blozë e hi

O, zot
në këmbë veç oxhaqet paskan mbetur
simbolikë e bardhë
si fundshpresa e njeriut n’agoni

Vlonë me 11.11.1998
Ora 12.40

Astrit Bytyçi
15 qershor 1999 (fragment nga ditari)