Lajme

Postimi emocionues: Kjo foto tregon më së miri sakrificën e mantilbardhëve në perballjen me COVID-19

Kur temperaturat jashtë po shënojnë 35 gradë Celcius, shumica nga po ia mësyjmë pushimeve në deti ose i ndezin klimat. Ndërsa mantilbardhët po vazhdojnë në vijën e parë të frontit.

Në një situatë normale kur ta shihni një foto të tille sigurisht se do të mendoni që e ka derdhur një kofë me ujë për ta freskuar trupin. Mirëpo jo! Këto janë djersët mantilbardhes Aida Hasanaj që shpërfaqin më së miri mundin e mantilbardhve që janë duke e bërë në perballjen me COVID-19.

Mos harroni se vetëm 5 ditët e fundit janë regjistruar 1203 raste pozitive dhe 44 raste të vdekjeve! Kjo është e tmerrshme për vendin tone.

Çelni sytë o popull sepse jemi para një kolapsi shëndetësorë. Edhe mantilbardhet kanë shpirt sikur ne, kanë familje sikur ne, mund të vjen një moment që edhe lodhen dikur! Mos t’ua rëndojmë punën deri në atë pikë që edhe për gjera më elementare të mos mund të marrim shërbime shëndetësore. Atëherë ndoshta do ta kuptojmë që virusi ekziston mirëpo do jetë shumë vonë!

Ju lutem shumë! Ju lutem respektoni rekomandimet e IKSHPK-së.

Po ju lutem nga përvoja personale ku nëna ime ka qëndruar plotë 920 orë e shtrire në infektivë nga ky virus i keq dhe falë Zotit dhe djersës se mantilbardhve ajo na është bashkuar në familje.
Vendose maskën, mbaje distancën dhe higjienën personale! /Nga Kushtrim A. Ajvazi/ Familja dhe Shëndeti


SHIKO VIDEON