Elvis Naçi bën gjestin e madh në këto ditë të vështira për shqiptarët
Humanisti dhe teologu i njohur, Elvis Naçi bashk me gruan e tij u ka dal në ndihmë me produkte ushqimore disa jetimëve, të sëmurëve dhe nevojtarëve.
Këtë e ka bërë të ditur vet teologu, me anë të një shkrimi në Facebook, të cilës i ka bashkangjitur edhe një mori imazhesh, shkruan Korrespodenti.
Siç shihet edhe në foto, Naçi duket tëu ketë sjellë buzëqeshjen nëkëto ditë karantine të gjithë atyre që i ka vizituar, për të cilët thotë se jetesa e tyre pa ndihmën e njerëzve, në këtë periudhë është edhe më e vështirë se më parë.
SHIKO EDHE > A ka shtet këtu? Kjo pamje është te Hani i Dilit në Prishtinë
“Bashkë me Fatmën ishim sot në shtëpi të jetimëve, të sëmurëve, të nevojtarëve, për t’iu gjendur pranë. Jetesa e tyre sot është më e veshtirë se më parë, ndaj nëse ne kemi një mundësi të kemi ushqime në shtëpitë tona, shumë njerëz i kanë sytë dhe shpresat tek ne…” – ka shkruar Naçi në llogarinë e tij në Facebook.
Këto janë fotot e shkrepura: