Lajme

Ekzekutimi i të riut shqiptar: E vrava, sepse ma shau nënën

Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit Noel Dishi, autorit të vrasjes së 27-vjeçarit Vilson Tafçiu, në një ndër lokalet më të populluara, në zonën e Astirit, në Tiranë.



Në dëshminë e tij para uniformave blu, i riu ka thënë se nuk ka dashur ta vriste shokun e tij, por e kishte bërë pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna.

“Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vrisja. Të hënën shkova tek “Artisti” për ta takuar. Nuk kam pasur si qëllim ta vrisja. Unë lëvizja gjithmonë më armë me vete.

Kur e takova ai me shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofenduar për shkak të marrëdhënies që kishim pasur. Unë e kam marrë në shtëpi nuk duhet ta thoshte këtë gjë.

U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer”, ka thënë i riu para policëve.



Ndërkohë, 29-vjeçari nuk ka dhënë detaje pse është prishur miqësia midis tij dhe viktimës. Ai ka thënë se është në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.