Lajme

Eksperteja kineze: Nëse nuk i studiojmë viruset e reja, do të kemi një shpërthim tjetër

Një virologe e famshme kineze Shi Zhengli, e njohur për hulumtimin e koronavirusit, ka thënë në një intervistë në televizionin shtetëror, se viruset e reja janë vetëm “maja e icebergut”.

Sipas mediave të huaja, ajo bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër epidemive, përkundër akuzave ndaj Kinës.

Zëvëndësdrejtoresha e i Institutit të Virologjisë në Wuhan, tha se gjetjet e hulumtimeve ndaj viruseve duhet të jenë transparente.

“Nëse duam të parandalojmë një tjetër shpërthim të një sëmundjeje tjetër infektive, duhet paraprakisht të mësojmë për këto viruse të panjohura që transmetohen nga kafshë të egra në mënyrë që të japim paralajmërime të hershme”, u shpreh ajo.

“Nëse nuk i studiojmë ato, do të ketë një shpërthim tjetër”, tha ekspertja.

Ndryshe tensioni mes Kinës dhe SHBA-së po rritet, në mes të akuzave nga administrata Trump që virusi e ka origjinën nga laboratori në Wuhan, dhe se vendi mbuloi shpërthimin fillestar.

Lidhur me këtë rast, Wang Yanyi, drejtori i Institutit të Virologjisë në Wuhan i ka hedhur poshtë këto akuza. /Gazeta Sinjali/