Lajme

Eksluzive: Kjo është shuma e majme e parave që i mori inspektori i Komunës së Prishtinës

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje të reja për rastin e arrestimit të inspektorit ndërtimor të Komunës së Prishtinës, i cili u prangos dje nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale, ’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrja e ryshfetit’.

N.B., (emër i njohur për redaksinë), pronar i një firme ndërtimore, e cila po ndërton një objekt në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka deklaruar në polici se edhe përkundër faktit se posedon lejen e ndërtimit, inspektori komunal G.R., (emër i njohur për redaksinë), ia ka ndaluar punimet dhe i ka kërkuar ryshfet prej 12 mijë eurosh.

Por si ndodhi arrestimi i tij?

Inspektori komunal ishte në pritje të pronarit të firmës në një restorant në Prishtinë dhe pas takimit me të, G.R., e pranon shumën e parave prej 12 mijë eurosh dhe i futë në çantën e tij të punës.

Aty policët hetues e arrestojnë në flagrancë dhe sigurohen se paratë ndodhen brenda në çantën e tij. Madje i dyshuari detyrohet ta hapë çantën në prani të forenzikës.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje