Lajme

EKSLUZIVE: Ky është personi që u vra sonte nga policia në Prizren – FOTO

Gazeta Sinjali ka siguruar fotografi të Besnik Shalës i njohur me nofkën “qorri” që u vra sonte nga policia në Prizren.

Ai po kërkohej për veprën penale “Tentim vrasje”, pasi siç merr vesh Gazeta Sinjali, ditë më parë dyshohej se kishte plagosur vëllain e tij.

Për vrasjen e qytetarit është deklaruar edhe policia, të cilët me anë të një komunikate për media thanë se fillimisht qytetari kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policëve.

Policia në vetëmbrojtje kishte përdorur armën e zjarrit dhe nga shkrepja e plumbave i dyshuari fillimisht është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë