Ekskluzive: Ngritët aktakuza e parë nga Gjykata Speciale
Është ngritur aktakuza e parë nga Gjykata Speciale.
Burime të Indeksonline, bëjnë me dije se Prokuroria Speciale në fund të muajit shkurt e ka dorëzuar akuzën në Gjykatën Speciale, e cila më pas edhe është konfirmuar.
Vlen të përmendim faktin se me ngritjen e aktakuzës së parë gjykata funksionalizohet, ngase fillon shqyrtimi i aktakuzës sipas procedurës së parashikuar ligjore, shkruan IndeksOnline.
Ndryshe janë bërë plot 5 vjet që kur në Kuvendin e Kosovës u votua Gjykata Speciale dhe se numri i personave të intervistuar nga deri tani mund të ketë shkuar qindra persona.
Nga Gjykata Speciale nuk do të mundë të amnistohet askush, pavarësisht pozitës që mban në Republikën e Kosovës, po që se Prokuroria ka dëshmi se të njëjtit kanë kryer vepra penale nga juridiksioni i Gjykatës