Lajme

Ekskluzive: Kapet plantacion droge në Suharekë, në pranga disa persona

Sot rreth mesditës Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një aksion policor në Kooperativën Bujqësore, Voci Komerc, fshati Shirokë, në Suharekë.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se në këtë aksion janë kapur në flagrancë disa persona duke e bërë vjeljen e drogës të llojit kanabis.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, e ku shihet se kanë dalë forca të shumta të Policisë së Kosovës, e ku vendi i dyshuar është rrethuar edhe me shirit nga Policia.

Po ashtu, Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, për të marrë më shumë informata në lidhje me këtë rast andaj do t’ju mbajë të informuar.