E martë, 26 Maj, 2020
Lajme

Ekskluzive/ Arrihet koalicioni VV-LDK, Ministritë 6:4 për LDK, përfshirë MPJ – dhe Presidentin?

Sagës së koalicionit VV-LDK duket se i ka ardhur fundi.



Sipas të gjitha gjasave, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për të bashkëqeverisur, njofton Klan Kosova.

LDK do t’i ketë 6 ministri:

Ministria e Jashtme, e Integrimit Europian dhe Diasporës

Ministria e Brendshme, e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal



Ministria e Arsimit dhe Kulturës

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit

Ministria e Mbrojtjes



Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 4 ministri:

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Financave dhe Transfereve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit

LDK-ja do ta ketë të drejtën për ta propozuar kandidatin për Presidentin e Kosovës, i cili do të përkrahet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Glauk Konjufca do të mbetet Kryetar i Parlamentit.

Vjosa Osmani do të mund të zgjidhet Ministre e Punëve të Jashtme ose Zëvendëskryeministre e parë.

LEXO EDHE:
"Kam pranuar fyerje çnjerëzore nga anëtarë të LDK'së, këtë nuk do tua fali kurrë"