“Ekipet e Inspeksionit dhe të Policisë po punojnë në zbatimin e masave”
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonisë Tahiri, ka thënë se është duke u punuar që të respektohet masat e reja të lëvizjes në kryeqytet të cilat janë në funksion nga e hëna e kësaj jave.
“Falënderoj ekipet e Inspeksionit dhe të Policisë së Kosovës që çdo natë, pa përtesë, po punojnë në zbatimin e masave për ruajtjen e shëndetit publik”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.
Orari i ndalimit të lëvizjes në Prishtinë është nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Falënderoj ekipet e Inspeksionit dhe të Policisë së Kosovës që çdo natë, pa përtesë, po punojnë në zbatimin e masave për ruajtjen e shëndetit publik!🕵️♀️
Julkaissut Adonis Tahiri Lauantaina 11. heinäkuuta 2020