Lajme

Edukimi parafillor nga viti i ardhshëm do të bëhet obligativ

Edukimi para-fillor do të bëhet obligativ në vitin shkollor 2023-2024. Projektligji që e rregullon këtë çështje është votuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Përmes këtij projektligji, të vegjëlve do t`iu ofrohet edukimi në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën gjashtëvjeçare.

Lidhur me këtë zhvillim është deklaruar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila përmes Facebookut ka dhënë më shumë detaje për të. Ajo tha se ndër të tjera, ky projektligj do të përfshijë:

Koordinim ndërsektorial;

Edukim në familje;

Ushqyeshmëri, Krijim të menyve ushqimore;

Sigurim e rregullim të materialit didaktik;

Monitorim të punës edukative;

Aftësim i dadove.

“Nga viti shkollor 2023-2024 Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar”, njofton Ministrja.

“Me miratimin e këtij projektligji shënojmë edhe një hap drejtë zhvillimit të përgjithshëm të sistemit edukativ e arsimor, social e ekonomik. Investimi në fëmijërinë e hershme garanton të nesërme më të sigurt për fëmijët, familjet dhe gjithë vendin”, ka shkruar Nagavci.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje