Lajme

Edi Rama reagon për fitoren e Përparim Ramës në Prishtinë, ja çfarë thotë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për fitoren e Përparim Ramës së LDK-së në Prishtinë.

Rama në një postim në Twitter ka thënë se është kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, shkruan lajmi.net.

“Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?