Lajme

Edi Rama kujton Albrightin me një foto të saj me Thaçin: Lajm i trishtueshëm vdekja e ish-sekretares

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vdekjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Ai, në rrjetin social Facebook, e ka publikuar një fotografi të Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës, dhe të Albright.

“Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gruaja që mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovës”, ka thënë Rama.

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së dhe mike e madhe e shqiptarëve, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur. Ajo ishte 84 vjeç.

Vdekja e saj u konfirmua në një email drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje