Lajme

Edi Rama: Jugosllavia ishte një planet i lirisë, ishte në disa mënyra më mirë se BE-ja

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka bërë një deklaratë që mund të ngjallë shumë debate në Kosovë, mes historianëve, por edhe njerëzve që kanë përjetuar regjimin e ish-Jugosllavisë.

Gjatë një deklarimi dy ditë më parë në një forum në Bruksel, ai ka bërë një krahasim të paqëndrueshëm dhe një cilësim aspak korrekt për Jugosllavinë, shkruan Nacionale.

Kryeministri Rama e ka quajtur Jugosllavinë si “një planet të lirisë”, që në disa mënyra ishte më mirë se Bashkimi Evropian, duke theksuar se “përveç vëllezërve dhe motrave kosovare”.

“Për ne, Jugosllavia, ku jetonin këta djemtë këtu, ishte një planet i lirisë, ishte Bashkimi Europian, më mirë se Bashkimi Europian në disa mënyra, ma ha mendja, përveç vëllezërve dhe motrave tona kosovare. Në Shqipëri askush nuk do t’ia dijë për Rusinë sepse kishim Stalinin deri në 1990, kështu që e hoqëm qafe më parë, dhe tani po hyn nga dera e pasme.

Kjo është arsyeja përse duhet që rajoni të mbahet bashkë dhe BE-ja të rrrijë bashkë me rajonin, sepse ekzistojnë këto shtresa të ndikimit rus që janë shumë aktive, të kombinuara. Edhe Serbia është e përfshirë deri tani, jo tërësisht kur vjen fjala për sanksionet, por kur vjen puna për të mbajtur të njëjtën linjë, në Kombet e Bashkuara, ne dënimin e agresionit dhe të gjitha këto është mirëfilli pjesë”, tha Rama në fjalën e tij, transmeton Syri.net.