Lajme

Edi Rama dhe Baton Haxhiu të buzëqeshur me ministrin e jashtëm rus

Edi Rama në cilësinë e kryetarit të OSBE po zhvillon një takim në Rusi, ndërsa ka mbajtur dhe një konferencë për shtyp së bashku me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov. Ata kanë folur për marrëdhëniet Shqipëri-Rusi dhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Insajderi.

Në një fotografi nga ky takim në Rusi, shihet edhe gazetari kosovar Baton Haxhiu. Nuk dihet në çfarë cilësie ka marr pjesë Haxhiu, por që në këtë foto duken mjaft miqësor me Lavrovin.

Ndërkaq, me të nisur takimi Rama ka thënë se është bërë shumë kohë që nuk ka një telefonatë Tiranë-Moskë.

“U bënë shumë kohë që nuk ka një telefonatë Tiranë-Moskë, ndoshta që nga koha e Stalinit kur Shqipëria nuk e ndoqi më vijën e ideologjizmës”, u shpreh Rama.

E Lavrov, tha se kjo që thotë Rama është e vërtet, ndërsa theksoi se që nga viti 2004 kur nënshkruan një traktat me Tiranën, ai traktat nuk u ratifikua dhe la të hapur mundësin që të bëhet tani.

“Kjo që thoni ju reflekton gjerat reale pasi në 2004-n bëra një takim në Tiranë nënshkruam një traktat miqësie dhe një bashkëpunimi me ministrin e jashtëm të asaj kohë nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e la mënjanë, e harroi por që ekziston dhe është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv që të kemi një parim për marrëdhënie dypalëshe. Megjithëse kemi kohë gjatë këtij viti për të biseduar”, ka thënë Lavrov.

Rama po qëndron në Moskë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së me ç’rast zhvilloi takim me Lavrov, ku u diskutua me theks të veçantë për konfliktin në Ukrainë, njofton Klan Kosova./ Insajderi.com