Lajme

Edhe vëllai i Fatmir Limajt del pozitiv me koronavirus

Florim Limaj, vëllai i kreut të Nismës Socialdemokrate Fatmir Limajt, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për Metron vetë Florim, duke treguar se ka rezultuar pozitiv dhe është futur në vetëizolim.

Kujtojmë, që gjatë 24 orëve janë raportuar 16 vdekje nga koronavirusi, ndërsa 258 raste të reja. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se 258 raste të reja janë shënuar në Kosovë, nga gjithsej 480 mostra.