Lajme

Edhe sot asnjë i vdekur nga Covid 19

Kosova as sot nuk ka shënuar asnjë viktimë si pasojë e infektimit me Cobid 19.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

E gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë paraqitur edhe 46 raste të reja me Covid 19.

“Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covid 19, si dhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitiv”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së virusit. Ndërkohë Kosova as dje nuk ka shënuar asnjë rast të vetëm të vdekjes nga koronavirusi.

LEXO EDHE:  I riu në Prishtinë i del në pritë ish-partneres, e kërcënon me thikë

Lajmin e ka konfirmuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK-ja.