Lajme

Edhe pse nuk mundi të jetë në tubim, Ferat Shala merr mbështetje të madhe në Drenas

Me rekomandim të mjekut, kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, vazhdon të zhvillojë fushatën elektorale në distancë për shkak të disa shqësimeve shëndetësore që kishte ditë më parë, raporton Korrespodenti.

Ndërsa, agjendën e tij zhgedhore po e vazhdojnë me një përkushtim e moral të lartë mbështetës të shumtë të Ferat Shalës nga PDK.

Një nga to, është tubimi i sotëm në Drenas, pimpatizantë të shumë kanë mbështetur Ferat Shalën me pllakata ku shihet emri i tij dhe numri 14 i tij në listën e PDK’së.

Shala, përmes një statusi në faqen e tij në facebook, ka falënderuar ata, duke thënë se nga fotot që po ia dërgojnë bashkëpunëtorët e tij, pamjet madhështore të tubimit, qysh tani, po e bëjnë të ndihet fitues.

Postimi i plotë i Ferat Shalës në facebook:

Shumë i entuziazmuar me tubimin e sotëm madhështor të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.

Edhe pse nuk pata mundësi të jem fizikisht aty, nga fotot që po m’i dërgojnë bashkëpunëtorët e mi, pamjet madhështore të tubimit, qysh tani, po më bëjnë fitues.

Edhe sonte dua t’i falënderojë përzemërsisht: kandidatin e PDK-së për kryeministër të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, kryetarin e komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, kryetarin e Degës së PDK-së.

z. Sejdi Hoxha, si dhe të gjithë bashkëpartiakët, të cilët po e vazhdojnë agjendën elektorale edhe pa mua, por gjithnjë duke kërkuar nga qytetarët që më 14 shkurt në listën e PDK-së të votohet edhe numri 14.

Sonte, më shumë se asnjëherë, jam i bindur se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, sepse PDK-ja e ka zemrën e madhe.

Zemërgjerësia e bënë PDK-në të jetë vlera fundamentale e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

#FeratShala14 #Rimëkëmbje #PDK134


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?