Lajme

Edhe Policia e Kosovës në “përkrahje” të protestës së sotme

Përkrahje protestës së Lëvizjes Vetëvendose kundër ideve të presidentin Hashim Thaçi për korrigjim kufiri, i kanë dhënë shume personalitete dhe figura të shoqërisë civile.

Madje në krah me Abin Kurtin për këtë protestë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Në një nga tubimet që ishin mobilizues për protestën, i mbajtur në Rahovec, disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës i kanë dhënë mbështetje Kurtit, duke publikuar edhe fotografi pranë tij.

Analisti politik i cili njërit është pjesë e kësaj proteste, Haki Abazi, ka thënë se protesta e sotme, do të jetë e tillë, pa dallime partiake, pa detyra zyrtare por me popullin dhe për popullin.