Lajme

Edhe Pacollit i del punë me ngritjen e çmimit të rrymës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në një postim në Facebook, ka ironizuar me ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike, përcjellë Gazeta Metro.

Pacolli në një fotografi në Facebook, e ka bashkangjitur thënien e rilindasit, Naim Frashëri, “Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë!”, ka shkruar Pacolli”.

Ai tutje në një koment ka thënë se me këto çmime të energjisë elektrike po duhet të punohet edhe më shumë.

“Me këto çmime të energjisë elektrike po duhet edhe më shumë të punojmë!”, ka shkruar në koment Pacolli


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?