Lajme

Edhe një person vdes nga koronavirusi, është nga ky qytet

Një person i infektuar me Covid-19 nga Zhegra e Gjilanit, ka ndërruar jetë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

17 qytetarë të Gjilanit kanë vdekur pasi janë infektuar nga virusi.

“Me keqardhje ju njoftoj se edhe një bashkëqytetar i yni nga Zhegra e ka humbur betejën më COVID19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë ai.

“Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 512 të infektuar, 334 të shëruar, 161 raste aktive, 41 pacientë të hospitalizuar dhe 40 mostra në pritje.”

“Vdekja e 17 bashkëqytetarëve tanë duhet te jetë alarm për të gjithë. Prandaj, ju lutem shumë, respektoni masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!”, shton ai.