Lajme

Edhe një mjek e lë punën në QKUK

Alergologu dhe Imunologu Dukagjin Zogaj, e ka lënë punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Doktori Dukagjin Zogaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si specialist në Klinikën e Alergologjisë në Qendrën Klinike Universitare.

Zogaj e ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga SHSKUK-ja, por ai nuk i ka treguar arsyet që kanë çuar deri në largimin e tij disa vite para pensionimit. “Dorëheqja ka të bëjë vetëm me arsye personale”, ka thënë doktori Dukagjin Zogaj për Demokracia.com. Në këtë klinikë para disa kohe e ka lënë punën edhe alergologia Prof. Luljeta Ahmetaj.

LEXO EDHE:  Vjen thirrja nga Austria: Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste nga Kosova dhe BE