Edhe një i vdekur nga koronavirusi, është nga Fushë Kosova
Numri i rasteve të vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë po rritet.
Vetëm sot janë konfirmuar edhe tre të vdekur.
Në orët e pasdites 84 vjeçarja nga Fushë Kosovë, ka humbur betejën me Covid-19, shkruan Insajderi.org.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.
“Bëhet fjal për një person të gjinisë femërore dhe është 84 vjeçare. Është nga Fushë Kosova, ndërsa më parë ka qenë e diagnostifikuar edhe me sëmundje të tjera shoqëruese, mirëpo Covid-19 e ka goditur rëndë, sa ajo nuk ka mundur t’i bëj ballë”, tha Topalli për Insajderin.
Ai ka treguar se viktima ka qenë duke u trajtuar në shtëpi, ndërsa vdekjen e saj e kanë konstatuar stafi i Qendrës Kryesore Familjare në Fushë Kosovë./Insajderi.org