Lajme

Edhe një i vdekur nga koronavirusi, është nga Fushë Kosova

Edhe një person ka humbur betejen me koronavirusin në Kosovë.

Bëhet fjalë për një qytetar nga Fushë-Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

Ai tregoi se tanimë të ndjerin e kishte shok të ngushtë.

Azemi (Berisha), bashkëvendasi e shoku im, iku nga kjo botë! Lajm që më shokoi, më trishtoi dhe më shtoi mërzinë aç shumë sa që ende nuk po besoj”, ka shkruar ai.

Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, nga COVID-19 kanë humbur jetën 12 persona./Objektiv


SHIKO VIDEON