Edhe një dorëheqje te NISMA, jep dorëheqje kandidati për deputet
Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet e fundit, Gëzon Berisha ka dhënë dorëheqje nga gjitha strukturat e partisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha në profilin e tij.
Ai ka thënë se po largohet nga Nisma për shkak të obligimeve familjare.
Berisha ka thënë se do të vazhdoj të jetë i pavarur në Kuvendin Komunal të Pejës.