Lajme

Edhe nesër do të ketë reshje bore në Kosovë

Edhe të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, ndërsa në viset malore të Kosovës parashihet të bie borë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-6 gradë Celsius.

Bora ka mbuluar vendin qe dy ditë. Reshjet e dendura kanë shkaktuar tollovi nëpër komunikacion në gjithë vendin.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?