Lajme

Edhe frizeri Kaci Lleshi aderon në AAK

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar sot aderimet e reja në partinë e tij, të cilët vijnë nga fushat e artit dhe sportit.

Ai ka thënë sot në një tubim se përveç trajnerit të xhudos, Driton Kuka, pjesë e AAK-së janë bërë edhe këngëtarë, madje flokëtari njohur Kaci Lleshi.

“AAK-së iu bashkuan figura të ndryshme nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndër ta janë: Faton Xabarri, Shkumbim Sopjani, Driton Kuka, Kaci Lleshi, Besim Aliu, Afërdita Kastrati, Adelina Berisha, Aida Doçi, Gjon Culaj, Hyzri Llabjani, Yllka Behluli, Resul Sinani, e të tjerë”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK’së dhe liderë të partive të tjera tashmë kanë nisur fushatën e tyre, edhe pse ajo zyrtarja nuk është shpallur akoma.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?