Lajme

Edhe dy viktima nga Covid-19, shkon në 56 numri vdekjeve në Kosovë

Edhe dy pacientë në Klinikën Infektive kanë vdekur nga koronavirusi sot, shkruan Gazeta Metro.

Dy pacientët që kanë vdekur sot dhe ishin prekur me COVID-19 janë njëri nga Prishtina, me inicialet F.G i moshës 71-vjeçare dhe tjetri F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica.

Të dy pacientët që kanë vdekur sot kishin sëmundje tjera shoqëruese.

Klinika Infektive njofton se të hospitalizuar sot gjenden 114 raste pozitive.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19