Edhe dy shtete të tjera dalin kundër Ushtrisë së Kosovës
Kazakistani dhe Peruja kanë kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila u votua në Parlamentin e Kosovës javën e kaluar.
Përfaqësuesi i Perusë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Gustavo Meza Cuadra ka thënë se transformimi i FSK-së bie ndesh me Rezolutën 1244.
Ai u ka bërë thirrje të dyja vendeve për ulje të tensioneve.
Ndërkaq, ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës shkel rëndë Rezolutën 1244, e cila mbetet bazë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Sipas tij, themelimi i Ushtrisë së Kosovës përfaqëson destabilizimin e rajonit, kërcënon paqen dhe sigurinë në Ballkan, ndërsa ka thënë se shkelja ndodh me shpërfillje me përkrahjen edhe nga disa shtete perëndimore.
Nebanzya, ka thënë se KFOR-i nuk po e kryen mandatin e saj, teksa sikurse Vuçiqi, është thirrur në një pikë në rezolutë që thotë se KFOR-i duhet të shpërndajë çdo formacion ushtarak shqiptar. E kësisoj sipas tij, KFOR-i duhet ta trajtojë edhe FSK-në. /Insajderi.com