Lajme

Edhe doktori i QKUK-së përfshihet në debatin për shaminë

Në debatin për çështjen e shamisë në Kosovë, u përfshi edhe mjeku i QKUK-së. Specialisti, dr, Florin Zejnullhu, ka theksuar se është pro ruajtjes së traditës së familjeve shqiptare.

“Pra, shamia dhe hoxha e xhamia, nuk mund të jenë temë para traditës dhe kulturës familjare që me shekuj trashëguam nga të parët tanë me fanatizëm”, ka deklaruar Zejnullahu.

Ai ka deklaruar se sipas Prof. Dr. Behxhet Canhasi në ligjëratat e Fakultetit të Mjekësisë, puberteti i femrave shqiptare ishte më i vonshmi ngase ato nuk i ishin ekspozuar “skenave dhe akteve imorale”.

“A e dini një fakt, që puberteti në trojet shqiptare, sidomos ai i femres ka qenë më i vonshmi se sa te kombet tjera- citoj Prof.Dr. Behxhet Canhasi, nga ligjëratat në FM- Puberteti i femres shqiptare ishte më i vonshmi ngase ajo nuk ishte ekspozuar, skenave dhe akteve imorale. Shikimi i temave të paduhura në televizor e gjetiu bënë që fëmijët dhe adoleshentët të deformohen në aspekt moral dhe jetësor”, ka shkruar Zejnullahu.

Postimi i plotë i tij:

Unë s’ kam koment rreth temës së patemë shamisë, është si çdo temë që te ne merr kahjen e paduhur.

Ne jemi shqiptar, ndryshuam nëpër shekuj sepse ishim të robëruar dhe deri vonë rregullat për të jetuar na i vendosnin të tjerët, por traditat dhe zakonet u ruajtën me fanatizëm deri në ditët tona.

Ne nuk kemi nevoj që të marrim model mënyrën e jetesës së një kombi dhe kombeve tjera. Ne trashëguam familjen dhe kombin më të mirë dhe duhet të krenohemi me brezat që me fanatizëm u shkrinë për identitetin e vet shqiptar.

Familja është qelizë ku përmes saj shqiptarët thyen çdo armik, sepse në te buronte pastërtia dhe rregulli i të jetuarit dinjëtetshëm.

Aty diheshin punët e secilit e edhe rregullat diheshin, ishte e rregulluar koha e bukës,e gjumit, kush mund ta merr fjalen, sasia e zërit në shtëpi, të ngritesh në këmb kur hynë dikush, etj.

Dhe ne po tentojmë përëndimin, që ç’thurëm çdo gjë të mirë që e patëm, familjen, dhe arabo- turqizmin që synon traditat kulturo-historike.

Ne nuk kem nevoj të marrim dhe lakmojmë nga askush, ne duhet të jemi të qëndrueshëm dhe konzistent ashtu si ishin brezat tanë që të tjerët të marrin nga ne, sepse gjenetikisht ne jemi kombi më i evoluar ngase kur kemi patur ne qytete e mbretëri përëndimi ka jetuar në shpella e kur kemi njohur ne Zot, arabët skan besuar fare dhe kanë jetuar si bagëtit.

Te ne nuk e ka puthur baba nanen nër sy të fëmijëve, apo në publik, ka qenë familja dhe i tërë kombi fanatik në çështje të moralit, gjë që ndodh në përendim dhe në kombet e ç’thurur dhe nuk ndodhin aktet imorale me martesa në afërsi gjaku, si në shtetet e lindjes turko-arabe që është e ndaluar fetarisht dhe shkencërisht, për shkak të deformiteteve që tash më janë të vërtetuar.

A e dini një fakt, që puberteti në trojet shqiptare, sidomos ai i femres ka qenë më i vonshmi se sa te kombet tjera- citoj Prof.Dr. Behxhet Canhasi, nga ligjëratat në FM- Puberteti i femres shqiptare ishte më i vonshmi ngase ajo nuk ishte ekspozuar, skenave dhe akteve imorale.

Shikimi i temave të paduhura në televizor e gjetiu bënë që fëmijët dhe adoleshentët të deformohen në aspekt moral dhe jetësor.

Pra edhe në aspektin shkencor na duhet

ajo familja me traditë të fortë shqiptare, që trashëguam deri në ditët e sotshme!

Pra, shamia dhe hoxha e xhamia, nuk mund të jenë temë para traditës dhe kulturës familjare që me shekuj trashëguam nga të parët tanë me fanatizëm.
“Ruaju nga të mirat dhe të këqiat”.

Përëndimi është i mirë që na punësoj, ngritëm standartin, morem model jetën e tyre, por në shumë raste u degjeneruam dhe u bëmë më zi se ata.

Nga lindja morëm fenë më të re që njeh njerëzimi, por në shumë raste degjeneruam duke u munduar të dukemi si arab e bile të ham me grushta si arab.

Ta duam vetveten më shumë se të tjerët, me përgjegjësi të plotë mund të them se jemi kombi më i pastërt në botë, dhe mos të lejojmë të na degjenerojnë lindja dhe perendimi, sepse sot kem mundësi dhe kushte shumë më të mira se baballarët tanë që t’i kundervihemi çdo agresioni që cënon traditen dhe kulturën tonë.