Lajme

E turpshme: Kërcënohet Lul Raka – ‘Ka me të kall për së gjalli me krejt familjen’

Një mesazh i turpshëm dhe tejet kërcënues i ka ardhur mikrobiologut të njohur kosovar, Lul Raka, shkruan Gazeta Metro.

Raka është kërcënuar nga një person në Facebook, ku i ka thënë se do t’ia kallin familjen dhe atë për së gjalli.

Mikrobiologu kosovar e ka publikuar kërcënimin në Facebook dhe ia ka fshehur identitetin personit që ka shkruar mesazhin.

Ai nuk ka vënë ndonjë mbishkrim fotos dhe nuk e ka komentuar, por thjesht e ka postuar për ndjekësit e tij.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?