Lajme

E turpshme: Djali rrahë nënën në Vushtrri

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet të ketë sulmuar fizikisht nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Vushtrri.

Sipas raportit policor, i dyshuari është intervistuar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Vushtrri 29.01.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim.